Info

“VIZITE E DY PRESIDENTEVE NE SHQIPERI” – 18 SHTATOR 2014

Sot me date 18/09/2014 , ne hotel Sheraton ne Tirane, u mbajt nje takim midis anetareve te Komunitetit Shqiptar Hebre dhe delegacionit te Kongresit Boteror Hebre(WJC) te perfaqesuar nga presidenti z. Ronald Lauder dhe perfaqesues te Kongresit Euro Aziatik Hebre(EAJC) te perfaqesuar nga presidenti z. Julius Meinl V. Ne kete takim mjaft te perzemert iu komunikua Komunitetit Hebre te Shqiperise qe tashme eshte antar me te drejta te plota tek WJC dhe EAJC. Gjithashtu nga te dy presidentet u theksua perkrahja e ketyre dy organizatave ndaj komunitetit ne teardhmen duke ndihmuar ne krijimin e nje Sinagoge si dhe nje qendre kulturore hebraikeqe do ti sherbeje komunitetit tone dhe jo vetem.

 

“VIZITE E DY PRESIDENTEVE NE SHQIPERI” – 18 SHTATOR 2014

Diten e enjte, date 18 shtator 2014 vendin tone e viziton z. Ronald Lauder president i “Kongresit Boteror Hebre”dhe z. Julius Meinl V qe eshte presidenti i ri i “Kongresit Hebre Euro-Aziatik” . Pervec takimeve me bisnesin vendas, keto dy personalitete do kene nje takim private dhe me komunitetin hebre te Shqiperise.

 

"Shqiptaret dhe Hebrenjte – Mbrojtja dhe Shpetimi" - 17 Qershor 2014

Me 17 Qershor 2014 ora 19:00 tek hotel Sheraton, Ambasada e Israelit ne Shqiperi organizon promovimin e librit me autor: Prof. Dr. Shaban SINANI “Albanians and Jews – The Protection and Salvation” (Shqiptaret dhe Hebrenjte – Mbrojtja dhe Shpetimi). Ne bashkepunim me orkestren simfonike te Radio Televizonit Shqiptar edhe me mbeshtetje financiare te deputetit Tom Doshi dhe me pjesmarjen e dirigjentit Izraelit Shalev Ad-El. Ne oren 20:00 nje darke hebraike me gatime nga kuzhinier te ardhur nga Izraeli.

 

 

 

 

 

 

 

 

"Vizite ne Tirane e perfaqesuesve te Kongresit Hebre Euro – Aziatik" 17-19 Qershor 2014

Nga data 17 – 19 Qershor 2014 komunitetin hebre ne Shqiperi do ta vizitoje nje delegacion i “Kongresit Hebre Euro – Aziatik” i udhehequr nga z. Josef Zissels I cili eshte dhe kryetari i ketij kongresi si dhe ushtron detyren si zevendespresidenti i “Kongresit Boteror Hebre” i shoqeruar nga Presidenti i Komunitetit Hebre te Malit te Zi” z. Jasha Alfandari. Qellimi i ketij delegacioni eshte njohja me nga afer e komunitetit hebre te Shqiperise si dhe krijimi i lidhjeve me komunitetet ne mbare Boten. Gjate kesaj vizite ky delegacion do takohet edhe me zyrtare te larte te shtetit shqiptar.


Takimi i ministrit te Izraelit me "Njeriun e Ullirit" - 27 Maj 2014

Me “Njeriun e Ullirit” dhe hebrejtë Dojaka Shamir ka zhvilluar edhe një vizitë në një prej bizneseve më të investuara shqiptare në bujqësi, fabrikën e vajit dhe fermën e njohur Natyral në periferi të Tiranës. Investitori Artur Dojaka, i njohur si “njeriu i ullirit” për shkak të investimeve miliona euro në këtë fushë, ka qenë i zgjedhuri i delegacionit izraelit për t’u vizituar gjatë qëndrimit në Shqipëri. Z.Dojaka i familjes me prejardhje çame-hebreje Dojaka njihet për pasionin për prodhimet bio. Shamir dhe delegacioni izraelit përfshirë diplomatë të Izraelit në vendin tonë kanë vizituar ambjentet e fabrikës së vajit të ullirit Natyral dhe më pas fermën e lopëve Natyral Farming. Shamir, e quajti një ambient fantastik. Miqtë nga Izraeli kanë qëndruar më pas me familjen Dojaka, Arturin, Amosin dhe nënën e tyre me origjinë hebreje në ambjentet e këndshme të Vilës Toskana.

 

 

Ministri Izraelit z. Yair Shamir 26 Maj 2014

Me rastin e vizites zyrtare te Ministrit te Bujqesis se Izraelit, Z.Yair Shamir, do te organizohet ne Hotel Tirana International, Salla Balshaj, diten e hene, date 26 Maj, ora 10.30, Takimi me Biznesmene, shoqata te Bujqesise, grupe te interesuar te agrobiznesit e Keshillin e Agrobiznesit Shqiptar. Takimi organizohet nga Dhoma e Tregtise Shqiperi-Israel ( AICC). Ne kete takim do te prezantohen eksperienca izraelite ne fushen e bujqesise, arritjen teknologjike e shkencore te Israelit dhe ardhmeria e bashkepunimit mes Shqiperise e Izraelit ne fushen e agrobujqesise.