Me rastin e afrimit të festës së Shavuot,që është dhe festa ku përdoren produkte me përmbajtje bulmeti, më poshtë mund të gjeni receta për disa ushqime karakteristike që përdoren në Israel gjatë kësaj feste:

Pashtida (Pastiço) me “Lakër” ose “me lule Lakër" dhe karrota

Ingredientët

1 Lakërtëbardhë

1 qepë 2 vezë

1 liter qumësht

4 lugë mielli

2 tufa me kopër

Djath kaçkavall I grirë

200 gr djath i bardhë ose gjizë

1 lug vaj ulliri

Thërime buke të grira ose në mungesë pak miell Kripë (sipas dëshirës por me kujdes se edhe djathi ka kripë)

1 tavë 20*30 cm

- Marrim tavën dhe e lyejmë me vajin dhe mbi të shpërndajmë thërrimet e bukës. - Grijmë hollë gjysmën e lakrës dhe qepën dhe i shtypim me pak kripë derisa të zbutet. I vendosim në tavë derisa të arrijë gjysma e trashësisë së tavës. Mbi lakrën shpërndajmë djathin dhe kaçkavallin si dh e grijmë hollë 1 tufë kopër. Shtrojmë edhe pjesën tjetër të lakrës me qepën por që në total mos të jetë më e trashë se 2 cm. Mbi këtë masë shtojmë sipër edhe pjsën e mbetur të djathit dhe tufën e dytë me kopër. - Në një enë përziejmë vezët, kripën, miellin dhe i shtojmë qumështin derisa na krijohet një masë e tretur mjaftë mire dhe e derdhim në tavë dhe duhet që qumshti të dali vetëm pak mbi sipërfaqen e lakrës. - E fusim ne furrë per 30 min në temperature 180 gr derisa piqet dhe nuk shohim lëngje të tepërta. Pas gatimit duhet që pastiçoja të arrijë temperaturën e ambientit pasi atëhere arrihet edhe mpiksja më e mire dhe mund ta prisni më kollaj. ** Lakrën me qepë mund ta zëvendësoni me lulelakër dhe karrota të cilat i zieni përpara që të zbuten pak dhe i prejmë në copa të vogla. Proceset e tjera janë njësoj si më sipër.

 

 

------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Cheese Cake – Tortë me Djath (Super e thjeshtë)

 

Ingredientët

1 kg gjizë e firmës Natyral (përdoret kjo lloj gjize se ka shumë pak kripë, është e shkrifët dhe pa kokra. Mund të përdorni 750 gr gjizë Natyral + 250 gr Filadelfia që të dali pak më e shijshme por do ketë më shumë kalori dhe kosto).
4 vezë
5 lugë të plota (gjelle) miell
1 gote plotë me sheqer
1 limoni i grijmë lëkurën
2 pako të vogla me sheqer vanilie.
1 tavë të rrumbullakët me diametër 22 cm ose 1 tavë (Englisht Cake)

Për tja vënë sipër tortës për shije dhe zbukurim përdorim recel: boronice, luleshtrydheje, manaferre, që të ketë shumë fruta dhe pak lëng.

Përgatitja

Rrahim vezët me sheqerin për disa minuta derisa krijohet një krem e verdhë e hapët, i shtojmë miellin, vaniljen, limonin e grirë. Vazhdojmë ta përziejmë dhe në fund i shtojmë gjizën dhe e përziejmë shumë mire që të mos ketë kokra mielli apo gjize. E derdhim masën në tavë pasi ta kemi vajisur mire dhe e fusim në furrë për 50 min në temperature 180 gradë.
Pasi piqet torta e nxjerrim që të ftohet mire, e heqim nga tava dhe i vendosim recelin sipër sipas deshirës.

Ju bëftë mirë dhe gëzuar Shavuotin